Angazhimi i saj ne jeten sociale e politike te qytetit te Fierit, fillon qe ne moshe te hershme.

E lindur dhe rritur ne Fier, Zamira u edukua qe ne femijerine e saj me dashurine per qytetin e saj te lindjes dhe me idealet demokratike duke ecur ne gjurmet e babait te saj te ndjere, te nderuarit Xhevat Mernica, demokrat i zjarrte i oreve te para, drejtues i denje i institucioneve vendore dhe personalitet ne karrieren e tij politike.

Diplomuar ne Fakultetin Juridik, spikati menjehere per profesionalizmin e saj, karakterin e forte dhe energjik duke qene njeherazi pjese e pandare e Partise Demokratike, dega Fier. Pjese e forumit rinor deri ne moshen 19- vjecare, Zamires per rolin aktiv dhe kontributin e saj te vazhdueshem, iu besua pozicioni i Drejtoreshes se Departamentit te Rendit. Ne vitin 2013 u caktua komisionere ne lagjen “ 1 Maji” ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2013, per te vijuar dy vite me pas si anetare e KZAZ- se nr 57 ne zgjedhjet vendore te vitit 2015, nderkohe qe vetem dy vite me pas, vajza energjike u perfshi ne listen e kandidateve per deputete, mandat te cilin e refuzoi, pasi opozita e asokohe vendosi te dorezonte mandatet.

E megjithate zgjedhjet parlamentare te 25 prillit e gjejne serish te angazhuar si nenkryetare e KZAZ – se nr 58. Si nje demokrate e flakte, e rritur me idealet e Partise Demokratike, Zamira nuk e priti aspak mire percarjen e forces me te madhe opozitare ne vend, ndaj rikthimin e Doktor Berishes ne krye te aksionit opozitar e mbeshteti fuqishem. E vleresuar per perpjekjet e saj kembengulese per te dhene kontributin personal ne rikthimin e identitetit te Partise Demokratike, Zamira u zgjodh me 90% te votave anetare kryesie dhe menjehere pas kesaj me shumice votash u zgjodh nenkryetare e Partise Demokratike, dega Fier.

E skalitur ne mendjen e te gjitheve tashme si nje karakter dinamik, luftarak, dhe me potencial opozitar, pa asnje dyshim Zamira Mernica eshte tashme nje figure qe percjell sfide per kundershtarin politik. Por edhe zgjedhjet vendore te 14 Majit 2023 nuk e gjejne Zamiren jashte gares politike. Kandidimi i saj si keshilltare ne listen e koalicionit ALD , duke u renditur e para nga femrat per Keshillin Bashkiak te qytetit, ishte nje befasi, per vete faktin se refuzoi kandidimin ne koalicionin “ Bashke Fitojme” Cdokush do pyeste: Pse valle lideri historik i Partise Demokratike, Profesor, Doktor, Sali Berisha i dorezoi koalicionit ALD ( Aleanca Liberale e Djathte”, besniken dhe te besuaren e tij? A mos valle demokratja e pamposhtur, Zamira Mernica do ti jap 1 mandat me shum PD ne Keshillin Badhkiak? Edhe pse nje pozicion i merituar prej kohesh, kjo gare eshte nje sfide per te. Prania e saj ne Keshillin Bashkiak te Fierit, do te rikthente fuqishem
zerin e munguar opozitar gjate viteve te fundit.

Me keshilltare si Zamira, Keshilli Bashkiak do te kthehet ne nje parlament te vertete vendor dhe padyshim qe ajo do te ngreje gjithmone kartonin “ Kunder” per te gjitha ato vendime qe bien ndesh me interesat e qytetareve.