Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka kërkuar sot nga gjykata lirimin nga qelia me argumentin se nuk kishte dijeni për katet pa leje të pallatit që u bë shkak për arrestimin e tij.

Nuk kam pasur dijeni sa kate ka qenë pallati”, eshte shprehur Dako.

Këtu bëhet fjalë për dosjen e parë, ku SPAK thotë se bashkia firmosi legalizimin e 4 kateve pa leje të pallatit pa nxjerrë akoma lejen e ndërtimit.

Për dosjen e dytë, Dako fajin ua ka hedhur vartësve që ka pasur në bashki. “Nuk kam pasur dijeni për tenderin për shëtitoren te “Currilat”.

Tenderi për shëtitoren te “Currilat” ka qenë në dorë të specialistëve. Unë nuk e kam shkelur ligjin” tha ai.