Agon Channel fiton përfundimisht në përballjen me qeverinë shqiptare, pasi Arbitrazhi i Bankës Botërore ka rrëzuar rekursin e qeverisë Rama dhe i ka dhënë të drejtë Francesco Becchettit dhe duke lënë në fuqi vendimin e marrë më herët për ti paguar atij si dëmshpërblim duke llogaritur interesat rreth 108 milionë dollarëve.

Lidhur me këtë Koloreto Cukali, përfaqësues i Këshillit Shqiptar të Medias, në një komunikim për MCN tv, tha se dihet që sa herë kryeministri Rama ka probleme me pronarët vijmë të tendencat për ta mbyllur një media.

Për sa më lartë, Cukali tha se vlera e dëmshpërblimit duhet bërë nga personat që hodhën firmën për mbylljen e tv, e jo të paguhet nga taksat e shqiptarëve.

Ne e kemi ditur qe edhe qëkur u mbyll ishte një veprim edhe i pakuptimtë, ishte një sulm absurd i drejtpërdrejtë ndaj një medie dhe ishte vetëm fillimi.

Me keqardhje mund të them se ndoshta për shkak të konkurrencën apo të lloj egoizmi, mediat e tjera fërkuan duart kur u godit ai. Por tani kemi rastin që po goditen të gjitha mediat e “Panorama group”, thjesht sepse kryeministri ka probleme me pronarët e mediave, para ca kohësh goditi verbalisht me postime Top Channel.

Pra, sa herë që kryeministri ka probleme me pronarët, vijmë te tendencat për ta mbyllur, për ta bllokuar dhe kjo ishte dominoja e parë de do shohim shumë domino.

Pra, do shohim shumë domino, o do futesh në brazdë o do përfundosh si domino në këtë reshtin që bien nga dora e pushtetit dhe kjo është fatkeqësi për Shqipërinë që do detyrohet të paguajë.

Do të kërkonte përgjegjshmëri nga ata që e bën, pra me ç’bazë ligjore u bë dhe pse u bë një veprim i tillë i cili çoi në këtë situatë që Shqipëria të paguajë 110 milion.

Ato para nuk do duhej të paguheshin nga taksat e shqiptarëve, por duhej të paguhen nga njerëzit që kanë firmosur për të bërë atë vendim. Pra, nga kush ka marrë ka vendosur firmën dhe ka kryer ato akte, do duhej të mbahet edhe përgjegjësi financiare që i ka bërë Shqipërisë.

Përfaqësuesi i Këshillit Shqiptar të Medias, foli edhe për çështjen e podkasteve të politikanëve,  veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore.

Ai tha se teksa deputeti socialist Pandeli Majko ngriti shqetësimin në komisionin e ligjeve se këto hapësira mediatike krijojnë një zonë të rrezikshme, ku mungojnë filtrat për temat e diskutuara, më shumë duhet të shqetësohen për ERtv që është a e kam ligji si një tv privat i kryeministrit.

Arsyeja se pse ka bërë zhurmë kjo puna e podkastit të kryeministrit Rama është sepse në gjykimin tim, ai po tenton të rishpik veten si imazh, di trendi, si bashkëkohor.

Ka gjetur një mënyrë të re jo më ERtv, por tanimë podkast, pra është një lloj ERtv, por pa video, me zë. Z.Majko, duhet të shqetësohet më shumë për ERtv se a e kap apo se kap ligji, sepse ai është një Tv edhe pse është online dhe të shoh se çfarë do të bëhet me atë televizion privat të kryeministrit, pastaj të vij të merret me podkastin.