Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi, është pyetur nga gazetarët nëse PS ka përjashtuar nga grupi ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn.
Çuçi u shpreh se nuk e kanë përjashtuar pasi nuk ka arsye.
I pyetur se pse nuk kanë vepruar njësoj si me rastin Tahiri, Çuçi tha se ndryshe nga ky i fundit, Ahmetaj nuk është prezent.
“Jo, nuk kemi marrë masë, arsye? Ça arsye ka? Ai ka punë me drejtësinë. Ai nuk është prezent. Saimir Tahiri ka qenë prezent”, tha ai.