Një 26 vjeçar është arrestuar në Korçë pasi akuzohet për dhunë në familje.
E.Z, pasi ka dhunuar nënën e tij, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe u largua nga banesa. Pas ndjekjes nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 26-vjeçari u kap dhe u ndalua.