Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të fshatit Bratomirë, Pogradec.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet M. Sh., duke drejtuar një automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët në automjet, shtetasit me inicialet S. M., dhe E. Gj., të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.