Byroja Kombëtare e Hetimit raportohet nga media se ka zbarkuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Bëhet me dije se janë bllokuar telefonët e tre dekanëve dhe shefit të Financës.
Ndërkohë, Rektorit të UBT, Fatbardh Sallakut, ia kanë marrë telefonin duke u futur në aeroport.
Nuk ka ende detaje mbi arsyen por as përgënjeshtrim nga universiteti mbi hetimin.
Kujtojmë që dy ditë më parë BKH sekuestroi dy telefonë në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.