📌Policia Rrugore e Gjirokastrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjatë muajit janar 2024, janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, në gjendje të dehur, janë proceduar në gjendje të lirë 5 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit, si dhe janë pezulluar 2 leje drejtimi.
Kontrollet e shërbimeve të Policisë Rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllime: parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse.
Në këtë kuadër, gjatë muajit janar, janë ndëshkuar administrativisht në total, 1544 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:
✅345 drejtues mjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtrim me sinjalistikën rrugore;
✅ 315 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
✅ 231 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
✅ 479 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
✅ 174 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia e Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.