DVP Gjirokastër
Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, është proceduar 1 shtetas, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Është pezulluar 1 leje drejtimi, për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit.
Janë vendosur 328 masa administrative, konkretisht:
• 161 masa për parakalime të gabuara;
• 43 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
• 1 masë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
• 71 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, si dhe
• 44 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.
Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.
Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.🚔👮♀👮♂