Një 55-vjeçar ka rënë nga çatia e banesës së tij në fshatin Shkozë të Maliqit.
55-vjeçari A.P., i cili banon në Tiranë, ka rënë nga lartësia teksa po riparonte çatinë e banesës së tij në Maliq.
Për pasojë, ai ka marrë dëmtime trupore, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.