Një makinë ka rënë në humnerë në afërsi të fshatit Dhërmi.

Katër personat që kanë qenë në makinë kanë marrë dëmtime të lehta, ndërsa një vajzë ka pësuar thyerje në krah.

Kanë qënë kalimtarët dhe banorët e zonës që kanë bërë të mundur nxjerrjen e njerëzve nga gremina dhe më pas me ambulancë janë transportuar në spitalin e Himarës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.