Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ballsh, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën, për shkak se ka rënë nga ura. Burime bëjnë me dije se viktima është Bashkim Caushaj, i cili sipas policisë ka ndërruar jetë pas dërgimit në spital.
”Sot rreth orës 10:40, në lagjen “5 Shkurti”, Ballsh, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga ura, shtetasi B. C., 71 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.”, njofton policia.