Policia e Shtetit njofton se një automjet tip “Mercedes-Benz” u përfshi nga flakët e zjarrit në autostradën Levan-Fier, pranë fshatit Mbrostar.

Automjeti ka qenë në lëvizje gjatë kohës që u përfshi nga zjarri.

Drejtuesi i mjetit sapo ka parë tymin ka braktisur mjetin duke shpëtuar nga flakët.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Për shkak të ngjarjes, u krijua trafik për disa minuta në njërën anë të autostradës.

Shkaqet e rënies së zjarrit në mjet nuk janë bërë të ditura.