Zv/ Kryeministrja dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku është tallur me shqiptarë​t kur ka folur për çmimin e naftës në vendin tonë, ku sipas saj lajmi se në bursa ka rënë çmimi i naftës nuk është i vërtetë, pasi ka rënë vetëm çmimi i naftës krudo.

E pyetur nga gazetarët, Balluku u shpreh se bordi i transparencës nuk vendos çmime nafte, por është aty për transparencë dhe se i referohet çmimit të produktit.

Balluku: Bordi nuk ndikon në çmimin e naftës, po është aty për të kontrolluar dhe bërë transparencë publike. Ne si bord nuk e rrisin dhe nuk e ulim çmimin e naftës. Kam dëgjuar kohët e fundit se ka një abuzim në medie edhe nga politikanë për çmimin e naftës në bursa që ka rënë, fakt që është totalisht i rremë dhe nuk ka asnjë bazë të vërtetë. Çmimi që i referohen zotërinjtë ka të bëjë me çmimin krudo ndërsa ne i referohemi çmimit të produktit, me çmimin e diesielit dhe gazit, duke iu referuar bursës Planc. Është shumë e lehtë dhe transparente për të parë se si janë çmimit në bursë sot.
Krahasimi me rajonin, e kemi thënë disa herë se kemi bërë një analizë se çfarë përmban çmimi i karburanteve me taksat, pra taksën e qarkullimit dhe atë të karbonit Mali i Zi dhe Maqedonia e paguajnë në mënyrë të veçantë, kjo është diferenca, sepse ndryshe do të shkonte në të njëjtat nivele.