Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë prezantimit të Paketës së Rezistencës Sociale, nga ku lajmëroi rritjen e çmimit të energjisë elektrike u shpreh se “Mbi 96% e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 kilovatorë në muaj dhe në tabelën që mund të shfaqet ne kemi bërë edhe një pasqyrim sesi janë të shpërndarë përqindja e konsumit sipas kilovatorëve për familje.

Në ndërkohë, kjo 4% e abonentëve familjarë përbën 19% të volumit të konsumit vendas

Ministrja sqaroi edhe se cili do të ishte çmimi për çdo kilovatorë mbi fashën 800 kwh energji dhe që do të aplikohen që prej muajit tetor.

Pra, çdo kilovatorë mbi 800 kilovatorë, çmimi që do të aplikohet është 35 lekë për kilovatorë, plus 7 lekë tarifat e transmetimit dhe të shpërndarjes, një total prej 42 lekë.”- sqaroi më tej Balluku duke u kujdesur të mos përfshijë në çmimin e ri 20% e TVSH-së që e çon në fakt çmimin e 1 kwh energji në 50 lekë.

E thënë ndryshe, çdo familje që sot paguan mbi 9120 lekë energji elektrike në muaj (përfshi edhe TVSH-në) do të preket nga rritja e çmimit.

Referuar të dhënave që ka bërë publike Ministria e Energjisë rritja e çmimit prek 4% ose rreth 48 mijë familje, pasi 96% e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 kwh në muaj.

Konsumi familjar dhe strukturimi i tij sipas familjeve ne Shqiperi, 2022

Shitur klientëve familjarë 6m.I 2022             1.65 TwH

Konsumatorë familjarë gjithsej                     1.1 milionë

Konsumi vjetor sipas të dhënave të ERE për 1.1 milion kontrata me abonentët familjarë për vitin 2021 është 2.95 miliardë KwH, apo 2.950 kwh për kontratë (mesatarisht 230 kwh/muaj). Bazuar në këto të dhëna, të kryqëzuara me të dhëna indirekte nga raportimet në ERE të operatorëve, raportet e përpunuara nga vetë ERE, si dhe të dhëna të publikuara mbi strukturën e konsumit nga INSTAT rezulton se:

Rreth 310 mijë abonentë konsumojnë 200 Kwh/muaj (28%);
Rreth 470 mijë abonentë konsumojnë deri në 300 KWh/muaj(43%);
Rreth 235 mijë abonentë llogaritet të konsumojnë midis 300 – 800 Kwh/muaj (21%);
Rreth 85 mijë abonente llogaritet të konsumojnë mbi 800 Kwh/muaj (8%).