Avioni i kompanisë Air Albania, i cili ishte nisur për në Gjermani është kthyer papritur në aeroport. Sipas qytetarëve që kanë qenë në avion, kanë bërë vetëm 15 minuta fluturim dhe avioni është kthyer mbrapsht. Në bord justifikimi ishte , sikur kapiteni i fluturimit kishte harruar dokumentacionin e nevojshëm, ndërkohë që dyshohet se avioni nuk kishte karburant, kjo pasi, pas riuljes, avioni ka qëndruar shumë në pistë, është furnizuar me karburant edhe pse kishte vetëm 15 minuta fluturim.
Qytetari shkruan: