Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, teksa një makinë ka përplasur një të mitur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë teatrit “Petro Marko”, teksa makina ka përplasur një djalë 14-vjeçar.

Raportohet se ky i fundit është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.