Një 35-vjeçar shqiptar ende i paidentifikuar, është qëlluar me armë në Greqi në lagjen e Menidit në Athinë.
Konflikti që u bë shkak për ngjarjen, sipas policisë nisi të shtunën në një festë me muzikë, ku shqiptari është konfliktuar me dy persona të tjerë, mes të cilëve një grek 35-vjeçar, që e goditi dhe e rrëzoi përtokë.
Dy ditë më vonë shqiptari me origjinë nga Fieri ka shkuar me një armë në vendin e konfliktit duke hapur zjarr ndaj 35-vjeçarit grek të cilin e plagosi në këmbë, raportojnë mediat greke.
Autori ka tentuar të largohet por është përplasur me një shtetase dhe i ka rënë pistoleta në tokë.
Në këtë moment shtetasi grek ka arritur të marrë armën dhe ka qëlluar ndaj shqiptarit, duke e goditur në kokë duke e lënë të plagosur rëndë.
Sipas mediave greke 35-vjeçari shqiptar ka kryer dënime për vepra të rënda penale dhe ishte liruar nga burgu së fundi.