Një 58 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Himarë pasi kishte mbjellë drogë në një zonë të pyllëzuar në fshatin Borsh.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autori i kultivimit të kanabisit të gjetura gjatë kontrollit nga policia, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Borsh, Himarë.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.