Policia e Shtetit ka arrestuar një 41 vjeçar pasi ka ngacmuar seksualisht fqinjen e tij.

K.N., 41 vjeç banues në Elbasan u kallëzua në Komisariatin e Elbasanit nga një shtetase 22 vjeçe, e cila është fqinje me 41 vjeçarin.

22 vjeçarja denoncoi se K.N., e kishte ngacmuar seksualisht atë në banesën e saj.

Policia menjëherë pas denoncimit u vu në veprim dhe vuri në pranga 41 vjeçarin.