Një 38-vjeçar nga Elbasani është arrestuar pasi dyshohet se i ka vjedhur vëllait të tij shumën e 17 000 eurove.

Dyshohet se këtë shumë parash qytetari me iniciale E.M ja ka vjedhur vëllait në banesën e tij.

Ndërkohë, krahas tij, lidhur me vjedhjen është proceduar edhe bashkëshortja e tij, e cila dyshohet se ishte bashkëpunëtore në grabitjen në fjalë.

Sipas të dhënave policore me këtë shumë të vjedhur parash ai ka bërë një automjet që u sekuestrua nga uniformat blu.