Një qytetar 29 vjeçar është arrestuar për vjedhje në Vlorë, ndërsa një 49 vjeçar është proceduar penalisht.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se 29 vjeçari ka kryer pesë vjedhje në qytet brenda disa javëve.

29 vjeçari është proceduar pasi i blinte të riut sendet e vjedhura për t’i shitur ato me çmime më të ulëta.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 29-vjeçari.

Vjedhjet e kryera nga 29 vjeçari:

  1. Më datë 27.12.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike dhe motorë të pajisjeve frigoriferike.
  2. Më datë 30.12.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në qendër të qytetit;
  3. Më datë 06.01.2024, dyshohet se ka vjedhur aparatin celular të një shtetaseje, në një supermarket;
  4. Më datë 11.01.2024, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektrike, në një magazinë;

5. Më datë 14.02.2024,           dyshohet se ka vjedhur disa   kabllo elektrike, në lagjen       “Pavarësia”.