Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi akuzohet se ai mashtronte  qytetarët përmes “Instagramit” për mundësi punësimi jashtë shtetit.

Sipas hetimeve, i riu korçar, përmes rrjeteve sociale, mashtronte qytetarët me kontrata pune false, në emër të kompanive angleze fiktive.

I arrestuari pasi merrte paratë ndërpriste komunikimet, pa ofruar shërbimin për të cilin ishte paguar.

A. Ç., 24 vjeç, akuzohet për veprat “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Arrestimi erdhi pas publikimit të rastit në një emision televiziv.