Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 17-vjeçar pasi ka plagosur me thikë fqinjin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, ku mësohet se autori, pas një konflikti të çastit, qëlloi me thikë A. H., 27 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, e ndërsa janë të paqarta motivet e kësaj ngjarjeje.