Një shqiptar, i cili i fshihej drejtësisë prej vitit 2019 duke përdorur tre emra është arrestuar në Angli me qëllim ekstradimi në Shqipëri.
Mësohet se ka dalë përpara gjykatës të ekstradimeve në Londër Visar Dodani, 30 vjeç, pas arrestimit nga Nottinghamshire Police.
Ai përdorte edhe dy identitete të rreme me emrat Samuel Brown dhe Angelo Brunneti.
Visar Dodani kërkohet nga drejtësia shqiptare kanosje dhe përdorim dhune ndaj një punonjësi policie ngjarje e ndodhur më 28/01/2019.
Dokumentet e gjykatës tregojnë se Visar Dodani do të qëndrojë në paraburgim në pritje të seancës së radhës më 04/01/2024.
Arrestimi i tij u bë i mundur nga Interpol Tirana dhe bashkëpunimi Drejtorisë me Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e shtetit duke u koordinuar me palën angleze.