Aurel Kurti, i cili u arrestua pasi dhunoi bashkëshorten e tij 22-vjeçare Dafina, në banesën e tyre në Volos, është shprehur se nuk e ka mbajtur të burgosur.

I riu shqiptar ka reaguar për herë të pas pas ngjarjes së publikuar në media, e cila pati një ndjeshmëri shumë të madhe.

Siç raporton Protothema, i riu e ka konsideruar gënjeshtër të gjithë ngjarjen, ndërkohë që ka dhënë arsyetimin e tij mbi situatën.

“Është gënjeshtër, nuk e kam mbajtur të burgosur. Ajo donte që të largoheshim dhe të shkonim në Angli, ku ishin edhe kushërinjtë e saj. Nëse do të donte të divorcohej, mund të më thoshte. Erdha në Greqi sepse doja një jetë tjetër. I kisha thënë shumë herë të dilte dhe ajo nuk donte sepse thoshte nuk mundemi. Punoja nga mëngjesi në mbrëmje dhe shtëpia ime ishte gjithmonë plot për të dhe fëmijën. U grindëm sepse donte të largoheshim” , tha 28-vjeçari.