Një aksident është regjistruar ditën e sotme në fshatin Verdovë të Pogradecit.

Nga raportimet e para mësohet se një italian ka qenë shkaktar i aksidentit.

Mësohet se në mjetin tip “Jeep” të italianit  ndodheshin 12 persona me shtetësi të huaj kur është aksidentuar.

Ai ka tentuar të largohet nga vendgjarja për t’iu shmangur policisë, por banorët e zonës nuk e kanë lejuar.

Fatmirësisht, nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale ndërsa italiani është vënë në pranag.

Ndërkohë policia po kryejn veprimet hetimore për zbardhur aksidentin.