Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin sa i përket aksidenteve rrugore. Ekspertët thonë që faktori kryesor është mosrespektimii i sinjalistikës.

Shqipëria renditet e gjashta në Europë sa i përket aksidenteve rrugore. EUROSTAT në publikimin e fundit e rëndit kështu vendin tonë ndërkohë që ekspertët sinjalizojnë se renditja mund të kalojë edhe e treta pasi në kalkulime janë përfshirë edhe automjetet që nuk janë në përdorim por janë vetëm në pronësi të një shtetasi. Aksidentet me pasojë vdekjen në vendin tonë mbeten të larta ndërkohë që Artur Sulçe liston disa faktorë.

Referuar të dhënave të INSTAT në vitin 2022, 164 persona humbën jetën nga aksidentet me makinë, ose 59 persona për 1 milion banorë. Kjo shifër është më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 46 viktimash për 1 milionë banorë, sipas EUROSTAT. Sulçe ka edhe një apel sa i përket autoriteteve që edukata e respektimit të sinjalitikës rrugore të nisë që në bankat e shkollës.