Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në kryeqytet, ku për pasojë një grua ka mbetur e plagosur. Ngjarja ndodhi në Rrugën e Dibrës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet E. Sh., duke drejtuar automjetin ka aksidentuar në vijat e bardha, 60-vjeçaren me inicialet Sh. B.

Si pasojë 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Si pasojë 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale