Dy automjete janë përplasur mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Kastriot Muco” në Fier.

Mësohet se njëra prej tyre ka përfunduar ne trotuar, ku ka thyer dhe disa pemë dhe kosha mbeturinash.

Për fat të mirë nuk janë prekur kalimtarët, të cilët po lëviznin në trotuar.

Grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.