Një aksident rrugor ka ndodhur në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë.

Një këmbësor është goditur nga një automjet, teksa po kalonte rrugën në një zonë ku nuk ka mbikalim për këmbësorët.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i dëmtuari, një burrë në moshë, është plagosur rëndë.