Një aksident ka ndodhur mbremjen e sotme në Kavajë.

Një makinë tip ‘Skoda’ ka përplasur 68-vjeçarin Bajram S.

Shoferi i automjetit po udhëtonte me familjen ku në makinë ishte edhe djali 9-vjeç.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Ndërkohë 68-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësore në spitalin e Kavajës.