Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës në vendin e quajtur “ Ura e Bacinozit” në aksin Fier- Seman.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia, ndërsa informacionet paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit është plagosur dhe është dërguar urgjentisht drejt Spitalit Rajonal të Fierit.