Një aksident automobilstik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Raportohet se një automjet është përplasur me një tjetër dhe ka dalë nga rruga duke u kthyer përmbys.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ngjarja.

Sakaq, aty ka ardhur policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.