Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari dhe lëndimin e tre të tjerëve, mes të cilëve dy të mitur, ka ndodhur në Elbasan.

Policia ka proceduar në gjendje të lirë një 39-vjeçar, i cili duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

“U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit K. Sh., 25 vjeç, 2 shtetas të mitur 10 vjeç dhe 15 vjeç, si edhe S. Sh., 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë më pas në spital”, njoftoi policia.