Një automjet tip “Benz” ka përplasur një motor.
Si pasojë e përplasjes nga makina ka marrë plagë drejtuesi i motorit që është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.
Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po kryen ekspertizën për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Ndërkohë si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në këtë aks rrugor.