Një aksident është shënuar këtë të shtunë në Korçë, ku një automjet ka përplasur një motomjet i cili drejtohej nga një 36-vjeçar.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 14:00, në lagjen nr. 16, automjeti tip ‘Audi’ me drejtues shtetasin M. N., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin Gj. A., 36 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Me drejtuesin e automjetit M. N., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.