Një aksident tragjik ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Nikël të Krujës.

Sipas të dhënave të para të policisë, një makinë audi që drejtohej nga një 23-vjeçar, ka goditur për vdekje një 77- vjeçar, i cili ishte këmbësor.

Goditja ka qenë aq e rëndë sa i aksidentuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Rreth orës 18:15, në Nikël, shtetasi E. K., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin S. S., 77 vjeç, banues në Nikël.

Ky i fundit si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, informon policia.