Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku nga përplasja e dy makina kanë mbetur të plagosur 5 persona, 3 prej tyre janë fëmijë të mitur.
Policia bën me dije se një 37-vjeçare në gjendje të dehur përplasi makinën me drejtues shtetasin me iniciale F.B., 37 vjeç.
Të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.