Në orët e para të mëngjesit të sotëm një 40-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen E.K, 32-vjeç në Durrës. 32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj, 40-vjeçarin me ininciale Xh.K.
Njoftimi i policisë:
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen nr. 16/1, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Xh. K., 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen E. K., 32 vjeçe. 32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Xh. K., dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




