Qeveria: Nga 1 korriku pensionet rriten me 2,7%

Jugulajm.net
1 Min Read

Duke nisur nga data 1 korrik, pensionet në vend do të indeksohen me 2,7%. Vendimi është miratuar nga qeveria dhe prek një numër të gjerë përfituesish në skemat e sigurimeve shoqërore.

Nga indeksimi do të përfitojnë pensionistët e pleqërisë, përfituesit e pensioneve të veçanta, si edhe ata që marrin përfitime të lidhura me barrëlindjen.

Sipas qeverisë, masa përfshin rreth 900 mijë përfitues dhe synon të reflektojë ndryshimet e kostos së jetesës në të ardhurat mujore të tyre.

Indeksimi i këtij viti rikthen praktikën e rregullt të rritjes së pensioneve në muajin korrik, pas periudhës kur pensionet ishin indeksuar dy herë gjatë vitit 2022, në muajt prill dhe tetor.

Rritja prej 2,7% do të aplikohet automatikisht për kategoritë përfituese, pa pasur nevojë për aplikim shtesë nga qytetarët.

Share This Article