Tjetër helmim i studentëve në Akademinë e Sigurisë, AMP nis hetimet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Disa studentë të Akademisë së Sigurisë mbrëmjen e së mërkurës kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Mësohet se rreth 30 kursantë kanë shfaqur simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke.

Mbrëmjen e djeshme janë raportuar mbi 10 ambulanca në ambientet e shkollës së policisë në Sauk teksa u kanë dhënë ndihmë mjekësore dhe i kanë transportuar në spital.

Ende nuk dihet gjendja e tyre ndërsa policia dhe AMP kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Kujtojmë se helmimi vjen pas një tjetër rasti helmimi të regjistruar në maj.

Share This Article