Një ngjarje e rëndë është regjistruar ku një çift bashkëshortësh dyshohet se janë dhunuar nga disa kultivues droge. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz. Raportohet se fillimisht është sulmuar burri, S. N., që sapo kthehej nga puna për shtëpi, teksa më vonë është dhunuar edhe bashkëshortja e tij, B. N.
Dyshohet se çifti ka sinjalizuar policinë për një operacion antidrogë 3 javë më parë, ku blutë asgjësuan 3 parcela me kanabis.
Denoncimi i parcelave dyshohet se është bërë shkak i dhunës ndaj tyre.
Ende nuk dihet identiteti i autorëve, Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.




