Sot PD mbledh Kuvendin Kombëtar, votohen ndryshimet statutore dhe anëtarët e rinj të Këshillit

Jugulajm.net
3 Min Read

Partia Demokratike mbledh sot Kuvendin Kombëtar në orën 10.00. Gjatë punimeve të Kuvendit, drejtuesi i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, pritet të paraqesë propozimet për ndryshimet statutore, të cilat do t’i nënshtrohen diskutimit dhe miratimit nga delegatët.

Në rendin e ditës është parashikuar edhe miratimi i përbërjes së re të Këshillit Kombëtar. Kuvendi Kombëtar pritet të përcaktojë edhe drejtimet politike dhe organizative që Partia Demokratike do të ndjekë në periudhën e ardhshme.

Ndryshimet nuk do të prekin të ashtuquajturin “Neni Basha”, i cili parashikon kufizime për drejtuesit që humbasin zgjedhjet, si dhe mekanizmin e Primareve për përzgjedhjen e kandidatëve.

Agjenda e plotë:

Fillon: ora 10.00

Fjala hapëse – Erisa Bajaziti

Erisa Bajaziti Fton delegatët të votojnë për Komisionin e drejtimit të punimeve të Kuvendit dhe Sekretariatin teknik

Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit: Ivi Kaso, kryetar; Floriana Garo; Bardh Spahia; Eliona Shkreli; Nada Meçorpaja

Sekretariati teknik: Adriana Kalaja, Ledio Nuraj, Marash Logu

Bajaziti fton Kuvendin t’i votojë

Hidhen në votim

Kuvendi i miraton me ngritje dore

(Kuvendi deklarohet legalisht i hapur)

I jepet fjala Ivi Kasos, kreu i Komisionit të Drejtimit të Kuvendit

Moderatori fton të ndiqet dokumentari (10-15 min)

Merrr fjalën Ivi Kaso

Moderatori u jep fjalen të ftuarve ndërkombëtarë prezent dhe me video

Merr fjalën Ivi Kaso

Moderatori fton Sali Berishën për fjalimin

Merr fjalën Ivi Kaso: Ratifikon vendimin e KK të 5 mars 2024.

Merr fjalën Floriana Garo: lexon dhe hedh në votim ratifikimin e Rezolutës

Miratohet Rezoluta

Merr fjalën Ivi Kaso i cili fton Gaz Bardhin për të paraqitur ndryshimet statutore

Merr fjalën Gazmend Bardhi

Merr fjalën Ivi Kaso i cili hedh në votime ndryshimet statutore

Miratohen

Mer fjalën Ivi Kaso i cili lajmëron modalitetet e procesit të votimit dhe miraton Komisionin qendror dhe Komisionin e votimit

Miratohen Komisonet me ngritje dore

Ftohet Grigels Muçollari i cili prezanton platformën për modernizimin dhe digjitalizimin

Moderatori fton Nikola Kedhin për platformën e Diasporës

Merr fjalën Ivi Kaso i cili deklaron procesin e votimit në holl dhe celjes së fazës së diskutimeve (fjalimeve)

Fjalimet

Në mbyllje merr fjalën Ivi Kaso.

Share This Article