Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka humbur rekursin e tij në Gjykata e Lartë, e cila ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.
Rekursi ishte depozituar më 6 maj, vetëm dy ditë pas vendimit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ku ishte ndryshuar pjesërisht praktika gjyqësore lidhur me masat e sigurimit personal, përfshirë edhe arrestin në burg.
Në kërkesën e tij, Veliaj kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest në burg”, të parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale, me masa më të buta sigurie, si “garanci pasurore” sipas nenit 236 ose “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” sipas nenit 234.
Megjithatë, Gjykata e Lartë nuk e pranoi rekursin, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm.




