Rama pret ministrin grek të Mbrojtjes: Një mik i çmuar dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Kryeministri me ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi Dendias një “mik të çmuar” dhe një mbështetës të palëkundur të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Takimi vjen në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, të cilat kanë thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, përfshirë sigurinë dhe mbrojtjen.

“Me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë”, shkroi Rama në postimin e tij.

Share This Article