Konferencë Ndërkombëtare Ndërdisiplinore në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës

Jugulajm.net
1 Min Read

Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës do të organizojë më 2–3 korrik 2026 Konferencën Ndërkombëtare Ndërdisiplinore “Shkenca dhe Inovacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm”, një aktivitet akademik që do të zhvillohet në format hibrid dhe do të mbledhë studiues, akademikë, kërkues shkencorë dhe ekspertë nga vende të ndryshme të Europës dhe Azisë.

Konferenca organizohet në bashkëpunim me 12 universitete dhe institucione partnere ndërkombëtare, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe qasjeve inovative në fusha të ndryshme si arsimi, teknologjia, mjedisi, turizmi i qëndrueshëm, shkencat sociale, trashëgimia kulturore, inxhinieria dhe zhvillimi rajonal.

Pjesë e konferencës do të jenë edhe lektorë dhe profesorë të njohur nga universitete prestigjioze ndërkombëtare, të cilët do të kontribuojnë me leksione dhe diskutime mbi sfidat bashkëkohore të zhvillimit të qëndrueshëm dhe bashkëpunimit akademik global.

Afati për dorëzimin e abstrakteve është data 30 maj 2026, ndërsa punimet e pranuara do të publikohen në Proceedings të konferencës me ISBN dhe DOI.

Më shumë informacion dhe thirrja e plotë për pjesëmarrje mund të gjenden në faqen zyrtare të Universitetit “Eqrem Çabej”

Share This Article