LAJM I FUNDIT/ Përplasje me armë zjarri mes 1 personi dhe policisë, 1 i plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Pasditen e kësaj së marte një person ka mbetur i plagosur nga forcat operacionale pas një përplasje me armë zjarri në Mamurras.

Sipas informacioneve paraprake, forcat e policisë kanë qenë në një operacion për kapjen e një personi në kërkim.

Ky i fundit dyshohet se ka qenë i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të policisë.

Për ta neutralizuar, policia është kundërpërgjigjur me armë, duke e lënë të plagosur.
Ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës.
Share This Article