Jugulajm.net
3 Min Read

Në Gjirokastër, emri i ish-gjyqtares Blerta Çibuku vijon të rikthehet në diskutimet publike sa herë flitet për krizën e besimit te drejtësia dhe pasojat që korrupsioni në sistem ka lënë ndër vite. E shkarkuar nga procesi i rivlerësimit kalimtar, një proces që kishte për qëllim pastrimin e sistemit nga gjyqtarët dhe prokurorët e kompromentuar, sot ajo përmendet jo më si simbol i drejtësisë, por si figurë që qytetarët e lidhin me abuzimin, arrogancën dhe ndikimin e paligjshëm.

Ironia më e madhe për shumë qytetarë është fakti se, ndërsa Shqipëria pretendon reformim të sistemit të drejtësisë, figura të tilla jo vetëm që nuk përballen realisht me përgjegjësi penale për vendimmarrjet dhe dyshimet e shumta për korrupsion, por vazhdojnë jetën normalisht, sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Në opinionin publik është krijuar bindja se shumë prej ish-zyrtarëve të shkarkuar nga vetingu kanë shpëtuar pa dhënë llogari për dëmet që pretendohet se i kanë shkaktuar qytetarëve ndër vite.

Por  ish-gjyqtarja tashmë “ka nisur profesionin e magjistrares së magjive të zeza”, duke “u marrë me fatin e fisit dhe jetëve të njerëzve”, një metaforë e drejtpërdrejtë për ndikimin që ata pretendojnë se ajo ka ushtruar dikur përmes pushtetit në sistemin gjyqësor. Problemi nuk është vetëm një individ, por një kulturë e tërë pandëshkueshmërie që ka shkatërruar besimin te drejtësia.

Sipas kritikëve të sistemit, drejtësia shqiptare nuk mund të konsiderohet e reformuar për aq kohë sa persona të larguar për probleme serioze në procesin e vetingut nuk hetohen më tej për burimin e pasurive, ndikimet e mundshme, lidhjet apo vendimmarrjet e dyshimta që kanë prekur jetën e qytetarëve. Ata kërkojnë që institucionet përgjegjëse të mos mjaftohen vetëm me largimin nga detyra, por të hetojnë çdo rast ku ekzistojnë dyshime për korrupsion apo shpërdorim detyre.

Për shumë qytetarë të Gjirokastrës, rasti i Blerta Çibukut mbetet simbol i një periudhe ku drejtësia shihej si privilegj i të fortëve dhe jo si garanci për qytetarin e zakonshëm. Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse zemërimi publik vazhdon ende sot.

Burimi: ”Prapaskena”

Share This Article