Është gjetur i pajetë në lumë një 30 vjeçar. Siç raportohet ai rezultonte i zhdukur që prej 30 prillit.
Ka qenë babai i tij ai i cili ka denoncuar në Polici për humbjen e kontaktit me të.
Pas dëshmive të marra nga persona të zonës, të cilët kanë deklaruar se e kishin parë duke u hedhur në lumë, Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me forcat e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të repartit ushtarak në Poshnjë, nisën kërkimet përgjatë rrjedhës së Osumit.
Pas disa orësh kërkime, trupi i pajetë i të riut u gjet në fshatin Remanicë. Viktima u transportua drejt morgut të Spitali Rajonal Berat, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se 30-vjeçari kishte precedentë penalë për vjedhje dhe ishte përdorues i lëndëve narkotike. Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




